KUMTESË nga Alternativa pë Ndryshim rreth zhvillimeve të fundit në seancën e VI-të të Asamblesë Komunale në Preshevë

KUMTESË nga Alternativa pë Ndryshim rreth zhvillimeve të fundit në seancën e VI-të të Asamblesë Komunale në Preshevë

Me indinjatë të thellë kemi përcjellur zhvillimet e fundit në seancën e VI-të të Asamblesë Komunale në Preshevë ku Këshilltari i Alternativës për Ndryshim, Fatlum Kadriu është sulmuar fizikisht nga Rinor Krasniqi, këshilltar i PVD-së.

Dënojm ashpër këtë akt të turpshëm ndaj Këshilltarit tonë Fatlum Kadriu! Kjo dhunë fizike është rezultat i mungesës së platformës opozitare dhe kritikave konstruktive me çˋrast synohet paralizimi i punimeve në organin më të lartë legjislativ të Komunës së Preshevës. Subjekti ynë posedon informacione nga burime të besueshme se akti i fundit dhunues ishte inskenuar ndyrësisht dhe planifikuar ditë më parë për të larguar vëmendjen nga zhvillimet e fundit në Komunën tonë, ndërkaq paralajmërime të tilla ka pasur edhe në rrjetin social.

Gjithashtu është për tˋu zhgënjyer fakti se autori i kësaj ngjarje është ish-antarë i APN-së, i cili në mungesë suksesi në ambicjet e tija politike në subjektin tonë iˋu është bashkuar politikës së stërvjetëruar lokale dhe tani instrumentalizohet për qëllime të ngushta individuale dhe klanore të politikës destruktive (ish-pushteti) në Komunën tonë.
Nuk ka dyshim se tani blloku i stërvjetëruar ka sipërfaqësuar politikën anticivilizuese si dhe qasjën antidemokratike në organet më të larta komunale, meqë tani më dhuna verbale dhe fizike ndaj subjektit tonë është publike.

Alternativa për Ndryshim është një subjekt me mision dhe objektiv të palëkundur për një Preshevë më të mirë, andaj ngjarjet e tilla nga persona të papërgjegjshëm i vlerësojm edhe më tej si lëvizje taktike politike në përfundim të karrierës politike të egove të pangopura dekadore në Komunën e Preshevës. Ndryshimi nuk ndalet!

Këshilli për Informim i APN-së

Preshevë, 20.08.2018