REAGIM
Duke parë që seanca e VI-të e Kuvendit Komunal të Komunës së Preshevës për herë të parë në historinë e Kuvendit komunal, ftohet një ditë para Festët së Bajramit nga kjo shumicë e brishtë e pushtetit lokal të Komunës së Preshevës, demaskohet fytyra e vërtetë e profiterit fetarë Shqiprim Arifi, që me aktet dhe sjelljet e tij përmbushë misionin për të cilin është dërguar ta kryej në prishjen e rendit, qetësisë, traditës kombëtare dhe fetare të qytetarëve të Komunës së Preshevës.
Me sjelljet e tij prej arroganti dhe vetitë tanimë të dukshme mashtruese për secilin qytetar të komunës sonë, kali i Trojës - i instaluar në organin e dhunshëm dhe në krye të Komunës nga shefat e tij serb, gjatë tërë paraqitjeve të tija e sidomos të sotme me ndërhyrjet që po i shkakton këshilltarëve të opozitës, Kuvendin Komunal po e shëndërron në Kuvend të dhunës ndërsa shoqërinë në vëllavrasje.
Partia Demokratike Shqiptare e dënon ashpër nxitjen e konflikteve fizike dhe verbale që po shkakton kali i Trojës si rezultat i demaskimit dhe dështimit të hershëm të politikës së tij misionare.
Më poshtë po paraqesim përmes insertit nxitjen e konfliktit fizik që shkaktoi gjatë senacës së sotme ky manipulues , si dhe deklaratën e ndërmarrësit Aqif Saqipi që demaskon paraqitjet e këtij njeriu gënjeshtar që flet gjysmë shqip me mendje serbe.
Në Preshevë,
20 gusht 2018
Shërbimi për informim i PDSH-së