Në lagjen e Gerajve të fshatit Norçë janë duke u realizuar punët në rregullimin e kanalizimit atmosferik dhe asfaltimin e rrugës që shpie për tek kjo lagje.
Banorët e kësaj lagje gjithmonë kanë pasur vështirësi sidomos gjatë kohës së reshjeve, pasi përroi që vjen nga pjesa e sipërme e fshatit, kalon nëpër mes të rrugës.
Me ndërtimin e kanalizimit atmosferik dhe asfaltimin e rrugës në hyrje të lagjes, do të përmirësohen dukshëm kushtet e qarkullimit për banorët lokal, pasi ujrat atmosferike nuk do t'ua gërryejnë më rrugën.