Riza Halimi i a uron festën e Kurban Bajramit të gjithë besimtarëve musliman

Riza Halimi i a uron festën e Kurban Bajramit të gjithë besimtarëve musliman

Të dashur qytetarë të Luginës së Preshevës,

dëshiroj që me rastin e festës së Kurban Bajramit t’Ju uroj nga zemra këtë festë të madhëruar tek Zoti Fuqiplotë.

Duke e ditur rëndësinë e kësaj festeje për muslimanët e mbarë botës, dëshiroj t’Ju uroj të gjitha të mirat, shëndet dhe mbarësi në familjet tuaja dhe në shoqëri.

Le të jetë festa e Kurban Bajramit shembull i përhershëm për të gjithë për të ftuar në paqe, tolerancë dhe dashuri ndërvllazërore.

Në njejtën kohë të gjithë haxhilerëve nga Lugina lus Zotin t’ua pranojë Haxhin dhe t’i shpërblejë me të mirat e Tij të pafundme.

Me fat dhe gëzuar!