Të nderuar qytetarë të komunës së Preshevës, bashkatdhetarë dhe bashkëkombas kudo që ndodheni!
Ju uroj gëzuar festën e Kurban Bajramit, duke ju dëshiruar atmosferë festive në familjet dhe rrethin tuaj shoqëror.
Sakrificat që i therrni në emër të Zotit, qofshin të pranuara dhe shkak për t'u ofruar me Krijuesin dhe për të reflektuar besim, vetëdije dhe devotshmëri.
Proceset në të cilët ne gjendemi kërkojnë angazhim serioz, vetëdije, këmbëngulje dhe sakrificë.
Mesazhi i festës së Kurban Bajramit n'a mëson të jemi më afër dhe t'a ndihmojmë njëri-tjetrin në punë të dobijshme për shoqërinë tonë.
Gëzuar Kurban Bajramin të gjithë besimtarëve!
Me respekt,
Shqiprim Arifi, kryetar i komunës së Preshevës