“Kushdo që i prek kufijtë, bën thirrje për luftë”, kishte thënë Haradinaj.
E ndaj deklaratave të Haradinajt ka reaguar ministri i mbrojtjes në Serbi, Aleksandar Vulin.
Ai ka bërë thirrje nga Bashkimi Evropian të reagojë për këto deklarime.
“Terroristët ëndërrojnë të përsërisin krimet e tyre dhe të fshihen te vendet perëndimore për të shmangur dënimet”, thotë Vulin.
Ministri që njihet për deklaraimet kontraverse, ka thënë se Serbia nuk është e interesuar për luftë.
“Bashkimi Evropian duhet ta ndalojë Haradinajn që po nxit konflikte në Ballkan. Duhet të fillojë puna edhe e Speciales dhe të dënohen ata që kanë kryer krime”, ka thënë Vulin.
Ndryshe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe homologu i tij serb, Vuçiq ditëve të fundit kanë përmendur korrigjimin e kufijve, si mundësi për zgjidhjen mes dy vendeve.