ulmuesi 16-vjeçar i talentuar, Fisnik Asllani, është talenti më i ri që i është bashkuar Kombëtares së moshave U-17.
Talenti me origjinë nga Kosova, më parë ka luajtur edhe për ekipet e moshave të Gjermanisë dhe është pjesë e akademisë së “Union Berlin” por së fundmi ai ka zgjedhur Shqipërinë si Kombëtare.
Asllani, gjithashtu mësohet se është thirrur nga trajneri Mustedanagiç, për miqësoret që 17-vjeçarët do të luajnë ndaj Kosovës, në muajin shtator.
Lista e plotë nuk është bërë ende publike, por trajneri mendohet se do të provojë shumë lojtarë të rinj, me perspektivë për të ardhmen.