• E mërkurë / Apr-30 09:42
  • Kontakt

Nitaj e cilëson dezertor prokurorin Blakaj: Iku veç pse i bërtiti dy herë Kryeprokurori

Muharrem Nitaj e quan dezertor ish prokurorin Elez Blakaj.

Këtë gjë deputeti nga radhët e AAK-së e ka bërë përmes një postimi në Facebook, duke e krahasuar Blakajn me dezertorët që ky i fundit i kishte zbuluar gjatë hetimeve të tij.

”Po lexoj nga pretendimet e tij se ndër “veteranët e rrejshëm” qenkan edhe disa qindra dezertorë!”

“Unë nuk shoh asnjë dallim ndërmjet dezertorëve të luftës, të cilët përballë vdekjes paskan pasë vendosur me ikë dhe prokurorit Blakaj, që dezerton nga hetimi i tij, veç pse I paska “bërtitë” nja dy herë Kryeprokurori dhe e paska pasë kërcënuar me “Komision Disiplinor’! Bile kjo e fundit mund të jetë hala më e rëndë. Heronjtë i dalin zot punës së vet e nuk e lënë atë përgjysmë!”, ka shkruar mes tjerash Nitaj.