Punët në rregullimin e shtratit të lumit në fshatin Geraj afër përfundimit

Problemi i kullimit dhe evakuimit të ujërave të atmosferike në fshatin Geraj ka qenë ndër problemet kryesore të banorëve vendas.

Me rastin e reshjeve atmosferike, banorët që jetojnë në afërsi të lumit gjithnjë kanë qenë të rrezikuar nga vërshimet, duke ua rrezikuar pronat e tyre dhe duke u shkaktuar dëme materiale.

Banorët e fshatit Geraj kanë kërkuar që ky projekt të jetë projekt me prioritet në planin investiv, të cilin komuna e Preshevës e ka pranuar dhe tashmë është duke u realizuar.

Përmes realizimit të këtij projekti, synojmë që të parandalojmë vërshimet dhe çdo rrezik që i kanoset banorëve lokal dhe në këtë mënyrë të përmirësojmë jetën e qytetarëve të BL Geraj.