Ky virus, i cili mund të shkaktojë sëmundje fatale neurologjike te njerëzit, tashmë është përhapur në të gjithë rajonin, shkruan lajmi.net.
Në Serbi, nga fillimi i vitit kanë vdekur rreth 15 persona të prekur nga ky virus.
Megjithatë, kanë kaluar gati 10 ditë që kur IKSHP-ja njoftoi për personin e fundit të infektuar.
Tani, sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, gjendja është e qetë dhe nuk ka arsye për tu shqetësuar.
Naser Ramadani, drejtor i IKSHP-së ka thënë për lajmi.net se që nga rasti i fundit për të cilin është njoftuar opinioni, nuk është lajmëruar për ndonjë të prekur tjetër nga ky virus.
Megjithatë, Ramadani jep alarmin se në shtator mund të përballemi me raste të reja të infektimit.
“Për momentin është qetë. Nuk kemi pasur ndonjë rast të ri të infektimit. Megjithatë, në shtator mund të kemi raste të reja për shkak të sezonës. Ka ende rrezikshmëri”, ka thënë Ramadani për lajmi.net.
E ajo se çka e bënë më të vështirë identifikimin e virusit të Nilit është se përafërsisht 80% e njerëzve që janë të infektuar nuk tregojnë asnjë simptomë.
Virusi në fjalë transmetohet tek njerëzit kryesisht nëpërmjet kafshimit të mushkonjave.
Kujtojmë se raste të tilla, përpos në Kosovë e Serbi, janë lajmëruar edhe ne Shqipëri.