Ragmi Mustafa takon Bushatin, në fokus çështja e kufijve dhe Presheva (Video)

Ne kulmin e debateve lidhur me korrigjimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë, faktori politik i Luginës se Preshevës ka zbritur kete te enjte...

Ne kulmin e debateve lidhur me korrigjimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë, faktori politik i Luginës se Preshevës ka zbritur kete te enjte ne Tirane per te kërkuar mbështetjen e qeverise shqiptare.

Edhe pse kishin kërkuar nje takim me Kryeministrin, ka qene shefi i diplomacisë Ditmir Bushati ai qe i ka pritur ne nje takim qe ka zgjatur per mbi 90 minuta.

Klasa politike e Luginës i ka kërkuar ministrit te jashtëm mbështetjen, por duket se nuk ka marre një përgjigje prej tij.

Ragmi Mustafes kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare tha ne interviste per Vizion Plus se Shqipëria i trembet një efekti domino.

Por Mustafa tregoi edhe ftesën qe i beri Ministrit te jashtëm Ditmir Bushati.

Takimi ne Tirane, vjen pas atij te zhvilluar rreth nje muaj me pare ne Prishtine, ku përfaqësuesit e politikes shqiptare te Luginës se Preshevës riperseriten kërkesën e tyre per t’u bashkuar me Kosovën, kërkese kjo e cila sipas tyre duhet te shtrohet ne tryezën e diskutimit ne Bruksel me presidentit Thaçi dhe atij serb Vuçiç.