Vuçiq: Në Kosovë do të mbajë fjalimin më të rëndësishëm të jetës sime

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka thënë sot se gjatë vizitës të serbëve në Kosovë, do të mbajë një fjalim të rëndësishëm...

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka thënë sot se gjatë vizitës të serbëve në Kosovë, do të mbajë një fjalim të rëndësishëm, madje një nga më të rëndësishmit në jetën e tij.

Vuçiq ka theksuar se motivi i tij është rezultati në të ardhmen dhe jo se sa duartrokitje do të marrë në ato momente.

Ai ka bërë të ditur se do të vizitojë Kosovën më 8 shtator dhe se këtu do të kalojë 24 orë.

“Kam shumë sugjerime se çka duhet të vizitojë. Kam thirrje dhe do të doja të vizitoja një milion vende, por kjo nuk është e mundur. Ne i kushtuam vëmendje të veçantë adresës qendrore dhe vendosëm që ta mbajmë atë në Zubin Potok”, ka deklaruar Vuçiq, transmeton lajmi.net.

Presidenti serb ka shtuar se do të kujdeset për çdo fjalë që do flet pasi sipas tij çdo fjalë e marrë të ardhmen e Serbisë në vitet e ardhshme.

“Ashtu si dy vjet më parë kur fola rreth nevojës për reforma, ishte e rëndësishme dhe rezultatet do të shihen sot. Në një kohë shumë të shkurtër rezultatet do të shihen në ushtri, polici, arsim dhe shëndetësi”.

Sa i përket çështjes së Kosovës, Vuçiq ka thënë se qëndrimi i tij është i vërtetë, serioz dhe përgjegjës. Ndërsa çfarëdo që është pikëpamja e të tjerëve do të shihet.

Vuçiq ka theksuar se Serbia është larg një zgjidhjeje për Kosovën.

Gjatë qëndrimit të tij në Kosovë, presidenti serb do të jap një propozim për zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

Ai ka përsëritur se do të jap propozimin për zgjedhjen e çështjes së Kosovës, por që fjalën përfundimtare do ta kenë qytetarët, të cilët për këtë do të deklarohen në referendum.