• E mërkurë / Apr-23 00:18
  • Kontakt

Sulmi në Paris: I dyshuari vrau nënën dhe motrën, shteti islamik merr përgjegjësinë për sulmin

Një burrë ka vrarë dy persona të cilët raportohen se janë nëna dhe motra e tij, dhe ka plagosur një person të tretë në një rrugë në periferi...

Një burrë ka vrarë dy persona të cilët raportohen se janë nëna dhe motra e tij, dhe ka plagosur një person të tretë në një rrugë në periferi të Parisit para se të vritet nga policia.

Një burim në Ministrinë e Brendshme i tha BBC-së se viktimat ishin të afërm të tij dhe policia po shqyrtonin raportet se ishte një grindje familjare.

Grupi i Shtetit Islamik morri përgjegjësinë për sulmin, por nuk ofroi prova
Disa raporte thonë se ai kërcënoi të vriste policinë dhe bërtiti “Allahu Ekber” (“Zoti është më i madhi” në arabisht).

Franca ka qenë në gatishmëri të vazhdueshme për sulmet terroriste xhihadiste që nga sulmet e Parisit të vitit 2015.