Thaçi: Më 1994, Rugova ishte për shkëmbim, unë sot jam për korrigjim të kufijve

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka rikujtuar qëndrimin e ish-presidentit, Ibrahim Rugova për shkëmbimin e territoreve me Serbinë.

Ai nëpërmjet një postimi në Facebook është shprehur se qëndrimi i Rugovës ishte “Jo ndarjes së Kosovës, dhe Po shkëmbimit të territoreve”, ndërkaq që sipas tij qëndrimi i sotëm është jo ndarjes, jo shkëmbimit të territoreve, dhe po korrigjimit të kufijve.

Ky është postimi i plotë i Thaçit në Facebook:

“Jo ndarje të Kosovës, por po shkëmbimit të territoreve”, ky ishte qëndrimi realist dhe i guximshëm i Presidentit Ibrahim Rugova në vitin 1994. Ndërsa, qëndrimi im sot si President i Republikës së Kosovës ka evoluar dhe është i qartë: jo ndarje, jo shkëmbim, po korrigjimit të kufirit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për të mundësuar bashkëngjitjen e Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës me Kosovë”