• E mërkurë / Apr-23 00:26
  • Kontakt

BE kundër SHBA-ve: Akordon 18 milionë euro ndihmë për Iranin

Bashkimi Evropian pranoi të akordojë 18 milionë euro ndihmë për Iranin, duke përfshirë sektorin privat, për të ndihmuar në kompensimin...

Bashkimi Evropian pranoi të akordojë 18 milionë euro ndihmë për Iranin, duke përfshirë sektorin privat, për të ndihmuar në kompensimin e ndikimit të sanksioneve të SHBA-së dhe për të shpëtuar një marrëveshje të vitit 2015, që pa Teheranin të kufizonte ambiciet e saj bërthamore.

Njoftimi është pjesë e përpjekjeve të profilit të lartë të bllokut për të mbështetur marrëveshjen bërthamore që Presidenti Donald Trump braktisi në maj. Ai është pjesë e një pakete më të gjerë prej 50 milion euro të destinuara për Iranin në buxhetin e BE.

BE po punon për të ruajtur tregtinë me Iranin, i cili ka kërcënuar se do të ndalojë përmbushjen e marrëveshjes bërthamore nëse nuk arrin të shohë përfitimet ekonomike të lehtësimit nga sanksionet.

Shefja i politikës së jashtme të bllokut Federica Mogherini tha në një deklaratë se Bashkimi Europian mbetet i angazhuar për bashkëpunim me Iranin.

“Kjo paketë e re do të zgjerojë marrëdhëniet ekonomike dhe sektoriale në fushat që janë të dobishme për qytetarët tanë”, tha ajo.

Blloku do të shpenzojë 8 milionë euro për sektorin privat të Republikës Islamike, duke përfshirë ndihmën për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme dhe Organizatën e Promovimit të Tregtisë të Iranit.

Një tjetër shifër prej 8 milionë eurosh do të shkojë në projektet mjedisore dhe 2 milionë euro për të luftuar dëmet e shkaktuara nga droga.