Në takimin me përfaqësuesit politikë të Luginës së Preshevës i sigurova ato se #Shqipëriado të vijojë të kërkojë nga Serbia për ta, atë që u takon. As më shumë, e as më pak, se të drejtat që gëzojnë serbët në #Kosovë. Kosova ka vendosur në këtë drejtim një standard të pakapërcyeshëm.
Në lidhje me procesin e Dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë i sigurova miqtë nga Presheva se Shqipëria inkurajon vijimin e këtij procesi dhe arritjen e një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme që siguron njohjen e ndërsjellë mes dy vendeve. Një marrëveshje që normalizon plotësisht marrëdhëniet mes tyre dhe që do të ishte një garanci e fortë për stabilitetin demokratik të të gjithë rajonit.