• E mërkurë / Apr-23 05:20
  • Kontakt

Scott Morrison pritet të bëhet kryeministër i ri i Australisë – largohet Malcolm Turnbull

Scott Morrison pritet të bëhet kryeministër i ri i Australisë pasi Malcolm Turnbull është detyruar nga rivalët brenda partisë të largohet nga ky post

Scott Morrison pritet të bëhet kryeministër i ri i Australisë pasi Malcolm Turnbull është detyruar nga rivalët brenda partisë të largohet nga ky post, shkruan BBC.

urnbull ka qenë nën presion nga rezultatet e fundit të sondazheve që tregonin përformancë të dobët të tij.

Pas largimit të Turnbull, kryeministër i ri australian do të jetë Morrison pasi fitojë një garë të brendshme partike kundër ish-ministrit të punëve të Brendshme, Peter Dutton.

Turnbull është kryeministri i katërt me radhë në Australi në dekadën e fundit që është larguar nga partia e vet.

“Ka qenë një privilegj të jem lider i këtij kombi. E dua Australinë, i dua australianët”, ka thënë Turnbull të premten.