Këshilltari i Siguri Kombëtare i presidentit amerikan, Donald Trump, John Bolton, ka deklaruar sot se Washingtoni nuk do të përfshihet në idenë e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë.
Sipas Reuters, Beogradi zyrtar së fundmi ka vënë në fokus një ide që do ta ndihmonte Serbinë dhe Kosovën t’i bashkohen familjes së BE-së, duke rishikuar kufijtë mes këtyre dy vende në vija etnike.
Ndryshe, gjatë javëve të fundit në Kosovë nga presidenti Thaçi është hapur ideja e korrigjimit të kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Sipas Thaçit, Lugina e Preshevës ka kërkuar në mënyrë institucionale bashkimin me Kosovën.