• E mërkurë / Apr-23 05:40
  • Kontakt

Kryeprokurorja shembull për të tjerët, dërgoi në burg 1000 zyrtarë të korruptuar

Rumania është një ndër vendet më të korruptuara të Bashkimit Evropian.

Qytetarët kanë dalur në protesta në rrugë duke u ballafaquar me policinë, të zemëruar me qeverinë e tyre dhe me atë që e shohin si kulturë të korrupsionit shtetëror.

Ryshfeti dhe keqpërdorimi i fondeve publike kanë dëmtuar dhe përçarë vendin.

Përderisa protestat kanë pasur sukses të limituar, një kryeprokurore dhe zyra e saj ia kanë mësyer establishmentit, duke dënuar mbi 1000 zyrtarë publikë.

Emri i saj është Laura Kovesi, e para direktoratit anti-korrupsion të Rumanisë.

‘’Pa pavarësi të vërtetë, një kryeprokurore kurrë nuk mund ta luftojë korrupsionin e nivelit të lartë’’, thotë ajo.

Në video ajo tregon se për çfarë duhet të jesh e përgatitur që të kesh sukses në këtë.