Pesë herë fituesi i Topit të Artë tashmë është një histori e kaluar për Real Madridin, pasi këtë verë i dha fund qëndrimit nëntë vjeçar për t’iu bashkuar Juventusit në Serie A.
Shumë emra të njohur të futbollit botëror janë lakuar si pasues të Ronaldos te ‘Los Blancos’, përfshirë Eden Hazard, Neymar, Harry Kane e Kylian Mbappe.
Hipoteza për këtë të fundit mbetet ende e hapur.
‘Marca’ raporton se Real Madrid ende nuk e ka humbur shpresën për transferimin e 19 vjeçarit.
Kampionët e Evropës do t’i shqyrtojnë të gjitha mundësitë për të tentuar këtë goditje në ditët e fundit të afatit kalimtar.