Zëvendëskryeministri i Italisë Luigi Di Maio ka thënë se do të marrë një qëndrim “të fortë” ndaj Komisionit Evropian, gjatë një takimi në Bruksel, në lidhje me zhvendosjen e emigrantëve nga anijet në portin në Sicili.
“Një qëndrim i butë, nuk funksionon”, tha zëvendëskryeministri.
Ai shtoi se “është e nevojshme të kemi një qëndrim të fortë për mohimin e fondeve nëse nuk na dëgjojnë”.
Përfaqësuesit e 12 vendeve anëtare të BE-së, do të takohen sot për të diskutuar zhvendosjen e rreth 150 emigrantëve nga anija “Diciotti”.
Italia këmbëngul që anëtarët e tjerë të Bashkimit Evropian të ndajnë barrën e pranimit të emigrantëve.