• E mërkurë / Apr-23 08:19
  • Kontakt

63 mijë trupa ruse janë angazhuar në luftimet në Siri

Roli i Rusisë në Siri duket të jetë më i madh se që është besuar deri më tani. Ministria e brendshme ruse ka publikuar një video përmes së cilës ..

Roli i Rusisë në Siri duket të jetë më i madh se që është besuar deri më tani. Ministria e brendshme ruse ka publikuar një video përmes së cilës ka treguar se mëse 63 mijë pjesëtarë të ushtrisë ruse kanë shpërbyer në Siri nga 2015-ta.

Forca ajrore ruse ndërkohë, sipas videos, ka kryer 39 mijë sulme, ka shkatërruar 121 mijë caqe terroriste dhe ka vrarë mëse 86 mijë militantë.

Në video nuk u përmend asjnë victimë nga radhët e civilëve sirianë apo ushtrisë ruse.

Gjithsesi Observatori sirian për të drejta të njeriut, grupi monitorues me bazë në Londër, thotë se së paku 7 mijë e 900 civilë dhe 10 mijë luftëtarë janë vrarë në sulmet ajrore ruse në Siri. Videoja e ministrisë ruse të mbrojtjes poashtu saktosën se forca ajrore ruse ka testuar 231 lloje armësh në Siri, përfshirë avionë, sisteme tokë-ajër dhe raketa. Forcat ruse kanë luajtur një rol kyç në konsolidimin e pozicionit të aleatit të tyre, presidentit sirian Bashar Al Asad, në tri vitet e fundit.