Janë nënshkruar sot kontratat me vlerë prej 12 milionë dinarëve për rregullimin e shtratit të përroit tek rruga Tërnoc - Turi dhe rregullimin e parkut në Tërnoc tek Mulliri.
Me realizimin e këtyre projekteve, përveç që rregullohet infrastruktura në këto lagje, njëkohësisht krijohen hapsira rekreative gjelbëruese.
Kontratat me punëkryesit i ka nënshkruar zv.Kryeshefi i Administratës, Driton Rexhepi, ndërsa punëkryes janë ndërmarrjet Saba Bellça dhe ArsoCom.