Senatori amerikan, John McCain ka qenë “simbol i gjeneratës”, i cili ka ndihmuar në “shërimin e plagëve të luftës”, duke shtyrë përpara idenë e normalizimit të marrëdhënieve me Vietnamin, ka thënë ministri i Jashtëm i këtij shteti të hënën, Pham Binh Minh, transmeton Reuters.
“Ka qenë ai, i cili ka drejtuar shërimin e plagëve të luftës dhe normalizimin e partneritetet Vietnam-SHBA”, është shprehur Minh.
McCain ka qenë një nga zërat më të fuqishëm për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Uashingtonit dhe ish-armikut të SHBA-së, Vietnamit.