Murati: Ata që flasin për bashkim dhe integritet territorial, janë demagogë politik

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati ka thënë se ata që thonë se janë për integritet territorial të Kosovës dhe bashkimin e Kosovës Lindore..

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati ka thënë se ata që thonë se janë për integritet territorial të Kosovës dhe bashkimin e Kosovës Lindore me Kosovën dhe bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, janë demagogë politik.

Këto komente Murati i bëri përmes një postimi në Facebook.

Postimi i plotë:

Ata që thonë se janë për integritetin territorial të Kosovës (me këtë kushtetutë që e ndalon bashkimin) e njëkohësisht edhe për bashkimin e Kosovës Lindore me Kosovën dhe të Kosovës me Shqipërinë, janë demagogë politik dhe përfitues të paskrupulltë të votave të qytetarëve të cilët i manipulojnë në vazhdimësi.
Në realitet janë dy mundësi:
Ose je për integritet territorial, që do të thotë me asociacion të fuqishëm të komunave serbe dhe fuqi bllokuese të pakicës serbe në Kuvendin e Kosovës, ose je për ndryshimin e këtyre kufijve, që krijon mundësi për një Kosovë sovrane, me Kosovën Lindore brenda, e me mundësi bashkimi me Republikën e Shqipërisë.