Qeveria e Kosovës ndan 30 mijë euro për mbulimin e shpenzimeve të varrimit të Adem Demaçit

Qeveria e Kosovës po vazhdon të ndajë fonde.

Në mbledhjen e sotme ajo ka ndarë 30 mijë euro për mbulimin e shpenzimeve të varrimit të veprimtarit të çështjes kombëtare, Adem Demaçi.

Ndër të tjera, në mbledhjen e sotme të Qeverisë është shtyer edhe kalimi i  tri projektligjeve. Kjo është bërë me kërkesë të shefes së BE-së në Kosovë, Natalyia Apostolova.