Haradinaj thotë se NATO dhe KFOR-i i duhen Kosovës

Kosova është e përkushtuar të jetojë në paqe me komunitetet dhe fqinjët e saj u tha sot në ceremoninë e ndërrimit të drejtorit të Ekipit Këshillues..

Kosova është e përkushtuar të jetojë në paqe me komunitetet dhe fqinjët e saj u tha sot në ceremoninë e ndërrimit të drejtorit të Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s në Kosovë (NALT), ku detyrën mori Uwe A Becker.

Kryeministri Ramush Haradinaj tha se Kosova është e përkushtuar të jetojë në paqe me komunitetet në vend dhe fqinjët e saj.

“Që nga viti ’99 shumë vajza dhe djem të SHBA-ve kanë kontribuar në paqen e vendit tonë, sot Kosova është në paqe, prandaj ju falënderojmë. Ne jemi zotuar që do të jetojmë paqësor me njerëzit që jetojnë me ne dhe me fqinjët tone. Kosova është e zotuar që do të jetë partnere ne politikë ekonomi e siguri. Ne jemi të gatshëm të marrim pjesë në partneritet për paqe. Misioni i NATO-s dhe KFOR’it duhet të jetë këtu dhe të kontribuojë në paqen e mëtutjeshme. FSK sot është shumë etnike”, tha Haradinaj.

Ministri i Ministrisë së Forcës dhe Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha, tha se puna e gjeneralit Hoffmann do të shërbejë si model për punën e ardhshme të FSK-së.

“Gjatë kësaj periudhe zotri Hoffmann keni vënë standard të nderveprimit që do të na shërbejë si model për ne si force dhe për pasuesin tuaj. FSK për gjatë 9 vjetëve ka arritur një shkallë të lartë të kapaciteteve operacionale. Tashmë e kemi të shtruar rrugën dhe standardet e bashkëpunimit”, theksoi Berisha.

Drejtori i deritanishëm i Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhes të NATO-s, Ralf Hoffmann, tha  se FSK është forcë e përgatitur mirë dhe e dizajnuar nga NATO.

“Jam shumë i kënaqur që NALT po funksion siç duhet. Një nga disa pikat e mija të fokusit është që të ndertohët ekipi dhe tashmë jemi ekip me të drejta të njëjta. Puna juaj me dhe për FSK-në është shumë u çmuar. Jam mrekulluar dhe jam kënaqur me profesionalizmin tuaj. Qytetarët e këtij vendi janë duke kërkuar më shumë dhe ata janë shumë mirënjohes për atë që NATO ka bërë viteve të fundit. FSK është e dizajnuar nga NATO dhe shtetet e saja anëtare. Ajo  është force e përkushtuar ta zbatojë misionin e saj. ”, tha Hoffmann.

Gjenerali Rrahman Rama tha se puna e gjeneralit Hoffmann ka ngritur standardet e FSK-së.

“Gjatë detyrës së tij si drjetor i NALT, ka qenë i interesuar që kapacitetit që kemi krijuar të jenë në standarde të NATO-s. Me idetë dhe rekomandimet e tij, Hoffmann ka ndikuar pozitivisht në ngritjen e imazhit të FSK-së”, tha Rama.

Drejtori i ri i NALT, Uëe A Becker, ndërkaq tha se do të angazhohet që FSK të përmbush zbrazëtirat që ka

“E mirëpres punën tonë për gjatë 12 muajve te ardhshëm. Kam pasur kënaqësinë të takoj secilin prej jush dhe jam i kënaqur me mikpritjen tuaj. Është e qartë se ministria dhe fakt janë të zhvilluara mirë mirëpo duhet të bashkoheni të punojmë në mbushjen e atyre hapësirave që ekzistojnë.  Ne jemi në rrugën e duhur dhe kështu do të vazhdojmë”, theksoi ai.