Rashit Qalaj emërohet drejtor i Policisë

Rashit Qalaj është emëruar drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës me shumicë votash në mbledhjen e sotme të Qeverisë.

Rashit Qalaj është emëruar drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës me shumicë votash në mbledhjen e sotme të Qeverisë. Ndërsa tri vota ishin abstenim.

 Ministrat nga radhët e Nismës kanë abstenuar. 

Emërimi i tij vjen pas kalimit të ish drejtor i Policisë Shpend Maxhuni si drejtor i Agjencisë për Inteligjencë të Kosovës Po ashtu Qeveria emëroi edhe Arsim Gërxhaliun drejtor të Institutit të Mjekësisë Ligjore me mandat tre vjeçar.