Hoti: Do ta mbajmë seancën e jashtëzakonshme më 4 shtator

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka njoftuar se seanca e jashtëzakonshme parlamentare e kërkuar...

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka njoftuar se seanca e jashtëzakonshme parlamentare e kërkuar nga opozita për nxjerrjen e një rezolute që ndalon presidentin e këdo tjetër të negociojë për tërësinë territoriale të Kosovës mbahet më 4 shtator.

“Sot kemi mbajtur mbledhjen e Grupit Parlamentar të LDK-së, ku kemi diskutuar përgatitjet për seancën e jashtëzakonshme për nxjerrjen e rezolutës që i ndalon Presidentit dhe kujtdo tjetër të negociojë për tërësinë territoriale të Kosovës. Seanca do të mbahet më datë 4 shtator 2018.

E mirëpres mbështetjen që po i jepet kësaj rezolute edhe nga grupet e tjera parlamentare. Pres që të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës të mbështesin këtë rezolutë. Duhet t’i lëmë anash dallimet tona dhe të bëhemi bashkë për të ndaluar Presidentin që të nxjerrë në pazar territorin e Kosovës”, ka njoftuar Hoti përmes një postimi në Facebook.