• E mërkurë / Apr-23 17:32
  • Kontakt

Vuçiq me deputetët e Bundestagut gjerman: Marrëveshja është jetike për Kosovën dhe Serbinë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka zhvilluar një takim me delegacionin e Bundestagut gjerman, ku ak theksuar se marrëveshja në mes të serbëve..

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka zhvilluar një takim me delegacionin e Bundestagut gjerman, ku ak theksuar se marrëveshja në mes të serbëve dhe shqiptarëve është me rëndësi jetike për dy shtetet.

Vuçiq ka biseduar me zv/kryetarin e CDU-së në Bundestag, Johan Vadeful dhe këshilltar politikë nga kjo parti politike.

Vadeful ka theksuar se Gjermania e mbëhstetë rrugën evropiane të Serbisë. Tutje ai tha se Prishtina dhe Beogradi duhet të arrijnë një marrëveshje historike të paqes.

Duke folur për ndryshimin eventual të kufijve, Vadeful tha se ata janë në një linjë me qëndrimin e kancelares gjermane, Angela Merkel.

Vuçiq tha se shteti serb mbetet i angazhuar në zgjidhjen me Kosovën.

“Marrëveshja finale ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve është vendimtare për të dyja kombet”, tha presidenti serb