Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka thënë sot Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gjermania, Franca, Italia, Anglia dhe pothuajse të gjitha shtetet anëtare të BE-së, janë të përfshira në përpjekjet për arritjen e marrëveshjes paqësore ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Thaçi në një postim në rrjetin social Facebook ka thënë se që nga shpallja e pavarësisë dhe deri më sot Kosova asnjëherë nuk e ka pasur vëmendje më të madhe ndërkombëtare
“Që nga shpallja e pavarësisë dhe deri më sot, Kosova asnjëherë nuk ka pasur vëmendje më të madhe ndërkombëtare. Duke filluar nga SHBA-ja, Gjermania, Franca, Italia, Anglia dhe pothuajse të gjitha shtetet anëtare të BE-së, janë të përfshira në përpjekjet për arritjen e marrëveshjes paqësore ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Kjo marrëveshje eventuale, e cila është shumë e vështirë të arrihet, qëllim kryesor ka njohjen e Kosovës nga Serbia dhe anëtarësimin tonë në BE, NATO dhe OKB”, shkruan Thaçi në Facebook
Ndryshe, para disa dite në një forum ndërkombëtar në Austri, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksander Vuçiq kanë folur për një marrëveshje finale ndërmjet dy shteteve, duke thënë se nga kjo marrëveshje nuk duhet të ketë frikë askush.