Radja Nainggolan më në fund mund të debutojë me Interin.
Mesfushori belg ka tejkaluar problemet fizike dhe pritet të jetë titullar në duelin e ardhshëm ndaj Bolognas.
“Sport Mediaset” shkruan se Nainggolan është i gatshëm për debutim me “Nerazzurrët”.
Nainggolan në stërvitjen e sotme është provuar si titullar në rolin e mesfushorit prapa dyshes Ivan Perisic – Mauro Icardi.