Komuna e Preshevës është duke e bërë rinovimin e gjimnazit "Skënderbeu" në Preshevë dhe "Vuk Karaxhiq" në Stacionin Hekurudhorë.
Falë donacionit të fituar nga Zyra për Investime Publike, këto shkolla do të kenë kushte të përmirësuara të mësimit dhe ambiente të rinovuara.
Punimet janë duke ecur sipas planit të parashikuar, dhe shumë shpejt do të filloj edhe rinovimi i shkollës fillore Ibrahim Kelmendi në Preshevë.
Vlera e këtij donacioni është afër 2.5 milion euro.