Profesori i nderuar, z. Ibrahim Kadriu, më spjegoi se kush janë fajtorët e mos realizimit të Referendumit dhe kush e shfrytëzoi vetëm për marketing politik, gjithashtu më theksoi se Referendumi i vitit 1992 nuk ishte vetëm modë e asaj kohe siç ka deklaruar disa vite pas një kryetar i një subjekti.
Ideatorit dhe implementuesit të Referendumit popullor të Luginës i premtova se tani më Presheva ka një gjeneratë politikanësh që me sinqeritet shumë më të madh do të përkushtohen në realizimin e synimeve tona kombëtare.