Arifi: Rtv Presheva po e mashtron opinionin rreth financimit të saj (Video & Dokument)

Shqiprim Arifi i ftuar në emisionin "Zëri Politik" në Rtv Aldi reagon ndaj dezinformatave dhe shpifjeve të "Rtv Presheva"

Kryeatari i Organit të Përkohshë z.Shqiprim Arifi në emisionin " Zëri Politik" paraqiti dokumente origjinale me të cilën vërtetoi që ish kryetarja e komunës së Preshevës znj. Ardita Sinani ka nënshkruar një kontratë me Rtv Presheva, në të cilën thuhet se televizioni në fjalë do të marrë 500.000,00 din për çdo muaj nga 1 gushti i vitit 2017 deri më 31 dhjetor të vitit 2017, sasi kjo në total prej 2.500.000,00 din.

Kryetari Shqiprim Arifi deklaroi se e ka respektuar atë kontratë duke i ndarë 'Rtv Presheva" çdo muaj sasinë e parave sipas kontratës, as më pak e as më shumë, dhe se është një gënjeshtër dhe një mashtrim nga "Rtv Presheva" që kryetari i organit të përkohshëm z. Arifi nuk ka ndarë para për këtë televizion.