Partia për Veprim Demokratik mbajti tubim parazgjedhor me nëndegët Tërrnavë dhe Norçë

PVD tubimin e rradhës e mbajti me nëndegët Tërrnavë dhe Norçë...

Partia për Veprim Demokratik mbrëmë mbajti tubim parazgjedhor me nëndegët Tërrnavë e Norçë, ku bëri shpalosjen e programit qeverisës për 4 vitet e ardhshme dhe u prezantuan kandidatët për këshilltarë nga këto dy njësi për zgjedhjet e parakohshme lokale të 24 dhjetorit.

Fatmir Zylfiu dhe Zijavere Sabedini Agushi janë kandidatët për këshilltarë nga nëndega e Tërrnavës, kurse nga nëndega e Norçës është Hasan Hasani.

Kandidatët për këshilltarë nga këto dy njësi zgjedhore u shprehën të kënaqur me qeverisjen e Ardita Sinanit edhe pse ishte mjaft e shkurtër. Sipas tyre gjat kohës sa Ardita Sinani ishte në krye të komunës, kujdesi për bashkësitë lokale Tërrnavë e Norçë nuk mungoi për asnjë moment. Kjo është një argument i qartë se Tërrnava e Norça duhet t’i japin besimin PVD – së dhe Ardita Sinanit që të udhëheq me komunën e Preshevës.

Ilir Zylfiu, anëtarë i kryesisë së degës së PVD – së në Preshevë në fjalimin e tij kërkoi nga banorët e Tërrnavës që t’i japin besimin PVD-së, pasi politika e vetme që ka qëndruar stoike në qëndrimet e veta është politika e PVD, kurse partitë tjera nga bashkimi kombëtarë e fabrikat kanë kaluar në kocka e kanta bërllogu.

Kryetari i PVD-së Riza Halimi krahasoi politikën e nënshtruar e cila po udhëhiqet tani, me atë të viteve të ’90 ta. Në atë kohë Partia për Veprim Demokratik i kishte pri organizimit politik të Shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Prandaj sipas Riza Halimit është prap koha kur PVD duhet të jetë në krye të proceseve udhëheqëse e politike.

Ardita Sinani, kandidatja për kryetare të komunës së Preshevës para të pranishmëve shpalosi shtyllat kryesore të programit qeverisës të PVD-së. Ajo u shpreh e bindur se Partia për Veprim Demokratik, falë përvojës së suksesshme të cilën e ka, dhe falë kuadrove profesionistë është E VETMJA ZGJIDHJE për komunën e Preshevës.

12.12.2017
Shtabi zgjedhor i
Partisë për Veprim Demokratik

Ky ëstë postimi në faqen zyrtare të PVD-së.