Muzeu i Kosovës të hënën në Shtëpinë e Kulturës ''Abdulla Krashnica'' në Preshevë (Foto)

Muzeu i Kosovës të hënën në Shtëpinë e Kulturës ''Abdulla Krashnica'' në Preshevë

Të hënën më datë 03.09.2018 në Shtëpinë e Kulturës "Abdulla Krashnica", do të jenë për herë të parë në qytetin e Preshevës, delegacioni nga Muzeu i Kosovës. Takimi i organizuar do të jetë një urë lidhëse, përmes së cilës do të kemi një bashkëpunim reciprok ndërmjet dy institucioneve në të ardhmen.

 Të ftuar do të jenë: Bislim Bislimi - U.D. Drejtor i Muzeut të Kosovës;

 Erodita Qorkadiu-Haxhiu - Mr.sc.- Etnografe në Muzeun Etnografik të Kosovës;

 Valdete Berisha - Piktore ku jeton dhe vepron në Belgjikë. 

Në kuadër të këtij takimi gjithashtu do të kemi nderin që në fillim nga ora 18:00h në hallet e Shtëpisë së Kulturës Abdulla ''Krashnica'' do të kemi:

 Një ekspozitë Etnografike - "Veshje Tradicionale dhe Modernitet", Mr.sc.autore, Erodita Qorkadiu - Haxhiu 

 Piktura Tradicionale në Modernitet - nga Piktorja: Valdete Berisha nga Belgjika.

 Mirësevini..!