Zgjedhjet e datës 24 dhjetorë janë Referendum për qytetarët e komunës së Preshevës, tha kështu në fjalën përshëndetëse në tubimin e PDSH-së mbrëmë në Caravajkë, kryetari i nëndegës Ilincë, Deli Dalipi.
Ndërsa kandidati për këshilltarë nga fshati Kurbali, Lutfi Hafizi ka përgëzuar banorët e Malësisë të cilët nuk u dorëzuan asnjëherë përkundër tentativa për të rrënuar dhe shkatërruar identitetin e tyre. Ai porositi malësorët të mos shesin votën sepse me vullnetin qytetarë ata po na drejtojnë kah Beogradi. Sipas Hazirit vetëm PDSH është partia që u zgjati dorën e përkrahjes banorëve të Malësisë duke bërë infrastrukturë dhe subvencione për bujqësi. Përgjegjësi për projektet që nuk janë realizuar gjatë mandatit të qeverisjes së PDSH-së kanë njerëzit e pangopur që ishin brenda këtijë subjekti e që tani fatmirësisht janë radhitur diku tjetër. Ata nuk menduan për malësinë ata menduan për xhepat e tyre tha ndër të tjera kandidati për këshilltarë Lutfi Haziri.
Bujar Ademi, kandidatë për këshilltarë nga fshati Ilincë foli për investimet që janë bërë në disa pjesë të Karadakut duke u bërë jetën banorëve më të lehtë.
Në fjalimin elektoral, bartësi i listës së PDSH-së, Ragmi Mustafa kërkon votën e malësisë që të shkojë tek PDSH sepse cdo herë u ka qëndruar besnike këtyre pjesëve më sublime të vendit. Ai potencoi se kësa radhe duhet ta ruajmë votën me fanatizëm sepse në këtë rrethana kemi të instaluara rryma të cilat janë sponsorizuar nga Beogradi për të krijuar përçarje në mes të shqiptarëve. Por duke rrethuar numdin dy PDSH këtë dukuri do ta çrrënjosim tha ndër të tjera Mustafa.
Ragmi Mustafa gjatë qëndrimit në malësi ka vizituar edhe disa blegtorë të cilëve u ka premtuar ndihmesa për periudhën në vijim.
Ky është postimi ne faqen zyrtare të PDSH-së.