“Korrigjimi kufinjëve të Kosovës, i arsyeshëm, vetëm nëse Kosova bashkë me Luginën, i bashkohen Shqipërisë”

Valon Arifi nga shoqeria civile e Presheves, “Korrigjimi kufijeve te Kosoves,i arësyeshëm,vetëm nëse Kosova bashkë me Luginën,i bashkohen Shqipërisë”

Valon Arifi,aktivistë i shoqërisë civile nga Presheva,ka mbetur i vetëm në kundërshtimin e idesë së Presidentit Thaçi për korrigjim të kufijëve mes Kosovës e Sërbisë,ku kërkohet që Presheva ti bashkohet Kosovës.

Derisa i gjithë spektri politikë i Luginës së Preshevës,është shprehur pro shkëmbimit të territoreve, Arifi për lajm.tv ka deklaruar,se një ide e tillë eshtë e rrezikshme për rajonin, dhe mundë të arsyetohet vetëm nëse shqiptarët e Preshevës bashkë me Kosovën i bashkohën Shqipërisë.

“ Fillimisht nuk dua të marrë të drejtën të flas në emër të të gjithë shoqërisë civile në Luginë, ama personalisht mendoj se ide të tilla, që Presidenti Thaçi pretendon se janë të tijat, e realisht janë ide të vjetra te politikanëve fashist serb, nuk duhet të pranohen”

-Parimisht,si aktivist për të drejtat e njeriut, jam kundër shteteve në vija etnike, por nësë një gjë e tillë nodhë mes Kosovës dhe Sërbisë, atëher ekzistimi i Republikës se Kosovës e humb arsyen e ekzistences, bashkë më Luginën duhet ti bashkohet Shqipërisë, me që ska kuptim një popull shqiptar i ndarë përballë një Sërbie të bashkuar”

“Se sa janë unik,politikanët tanë lokal,më së miri e kemi parë në seancën e fundit të Kuvendit të Preshevës, ku dy këshillarë të rinj, rrahen mes vete për arsye banale, është shprehur Arifi, duke potencuar se liderët lokal të Preshevës veprojn emocionalisht, jo me mendje të qetë, e besa kalkulojnë edhe për përfitime elektorale edhe në këso qështje që janë shumë të ndjeshme për secilin qytetar shqiptar në Luginë të Preshevës”.

“Sa herë del ndokush nga politikanët e Kosovës e thot se Presheva duhet të i bashkohet Kosovës, ata reagojn emocionalisht, fillojn e i besojnë, duke e ditur që nuk ka mundësi të ndodh një bashkim i Preshevës me Kosovën pa i dhënë diçka Sërbisë”

Valon Arifi është ndër të paktit shqiptar të Luginës së Preshëvës që është kategorisht kundër cenimit të territorit të Republikës së Kosovës, duke e ndërlidhur atë më ngjarjet që do të ndodhin pas, nësë një gjë e tillë ndodh.

“Personalish, pak kohë më parë kam qenë në pjesën me shumicë serbe të Bosnjës, saktësisht e kam kuptuar entuziazmin e tyre  dhe vullnetin për të shkuar në referendum për bashkim më Serbinë. Nësë shqiptarët e rëndomë e dijmë se sa shumë investon financiarisht Serbia tek Serbët në Kosovë, po e them shumë sinqerisht,se jo me pak, investon edhe ne Republiken Serbe te Bosnës, ndaj korrigjimi i kufirit te Kosovës me Sërbine, që nënkupton edhe bashkimin e Luginës  Preshevës me Kosovën, mund të arsyetohet, vetëm nësë Kosova bashkë me Luginën i bashkohet Shqipërise, duke e ditur, se nje gjë e tillë do të ndikoj në krijimin e kufijëve te rinjë në të gjithë Balkanin Perendimor, Rep.Serbe te Bosnes, Sanxhakun e Vojvodinen” thekson  Arifi

Se si e sheh zgjidhjen e qështjes së Kosovës me Sërbinë ,duke potencuar faktin se Presidenti serb Vuçiq deklarohet se nuk pranon asnjë marrëveshje  ku Serbet humbin gjithçka.

Valon Arifi shprehet: “Seriozisht,as nuk e kuptoj as nuk arrij me kuptu faktin qysh pala Kosovare hynë në dialog me Sërbinë për qështjen e Kosovës. Unë mendoj se Republika e Kosovës nuk ka probleme politike me Sërbinë, është Sërbia ajo që ka problem me realitetin e ri ne Balkan, realitet ky që ka ardhë pikërisht për shkak politikanëve fashist serb të viteve të 90’ta, e që realisht sot drejtojnë shtetin serb, andaj, po e ritheksoj, perveq porblemeve teknike,njohja e diplomave,lëvzja e lire etj etj,Kosova nuk duhet të pranoj për asnjë kusht dialog me Sërbinë për statuin e Kosovës, i cili është vullnet i më shumë se 90% të qytetarëve te Kosovës.

Zgjidhja mes Kosovës e Sërbisë është problem që po i ngutet qeverisë Serbe,dhe aryeja dihet që është ë plotësimi i kushteve për integrim në BE. Integrim ky që Serbia pa njohje reciproke me Kosovën, nuk mund ta realizoj. Se çka po i ngutet palës Kosovare këtë nuk arrijë me kuptu. As liberalizimi  vizave, as integrimi i Kosovës ne BE, nuk varet nga Serbia, prandaj mendoj që pala Kosovare duhet jetë e qetë, dhe të ndërtojë shtetin e vetë, me standarde për çdo qytetar të saj, pa dallim kombi, feje apo ngjyre, të krijoj sistem të mirfilltë të drejtësisë, të luftoj korrupsionin, të promovoj dhe rrespektoj të drejtat e njeriut, meritokracin etj, për mua këto të fundit janë më të rëndësishme se njohja e Kosovës nga Sërbia. Keto te fundit ndikojn drejtpërdrejt ne jetën e qytetarit te Kosovës. E jo njohja apo mos njohja e Kosovës nga Sërbia. Qeveria Serbe është po e njejta që nuk ka mundur të ndalë shpalljen e pavarsisë së Kosovës, e as nuk mundë të ndal ndërtimin e shtetit të Kosovës, është Kosova ajo nga e cila Sërbia varet për tu integruar ne BE, prandaj le të pranojë realitetin e Republikës së Kosovës me kufijtë e saj, gjithmonë duke rrespektuar të drejtat e shqiptarve të Luginës së Preshevës sikur të çdo qytetari tjetër ne shtetin e vet” përfundon Valon Arifi aktivist i shoqërisë civile ne Preshevë i cili për vullnetin e shpallur në referundimin e 1992 të qytetarëve të Luginës së Preshevës  për bashkim me Kosovën  thotë :

“Ështe fakt që dhe sot,99% e çdo shqiptari në Luginë dëshiron të jetë pjesë e shqiptarëve të bashkuar, në Kosovë apo Shqipëri. Rrjedhojë e kësaj dëshire, ishte edhe vetë lufta e UÇMPB-së, dëshirat janë çështje emocionale, në politikë emocionet nuk kanë vend, nëse ne kërkojmë të drejtën e rrespektimin të referndumit tonë, kush mundë ti ndaloj të drejtën e referendumit serbëve të veriut, apo shqiptarëve të Maqedonisë, ose Vojvodinës apo Republikës serbe të Bosnës. Tensionimi i ballkanit perëndimor apo krijimi i kufinjëve të rinjë, nuk është në interes të politikave te SHBA-së, Bashkimit Europian, Nato-së e askujt tjetër, andaj vetëm se po faktohet një ndikim indirekt apo direkt i interesave Ruse në ballkan, ndikim ky që nuk pati sukses ne Mal të Zi, Maqedoni e tash po e provon me Kosovën”