Hahn darkë pune me Vuçiqin

Komisionari për Zgjerim në Bashkimin Evropian Johannes Hahn ka publikuar një fotografi nga darka e punës me presidentin..

Komisionari për Zgjerim në Bashkimin Evropian Johannes Hahn ka publikuar një fotografi nga darka e punës me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiq, në Beograd.

“I lumtur që jam sërish në Beograd, në darkën e punës të organizuar nga presidenti Vuçiq para hapjes së urës Zezeli në Novi Sad nesër”, ka shkruar Hahn në Twitter.