Dalin pamjet e iPhone XS para prezantimit zyrtar nga Apple

Dalin pamjet e iPhone XS para prezantimit zyrtar nga Apple...

9to5Mac ka arritur të shtjerë në dorë një imazh të gjeneratës së ardhshme të iPhone-ve nga Apple. Dhe, mund të themi që e ardhmja duket e bukur. Imazhi i zbuluar tregon përmasat e reja të pajisjeve të Apple, të cilat së shpej do të lançohen pa pengesa. 

Me shumë gjasa pritet që ekranet të variojnë nga 5.8-inch dhe 6.5-inch. Sipas raport, telefonat do të quhen iPhone XS. Pajisjet e fotografuara përfaqësojnë modelet më të larta të ekranit OLED

Pajisja do të vijë në një ngjyrë të re ari ndërkohë që iPhone X është aktualisht në dispozicion në ngjyrat gri dhe argjend. 

Edhe pse është e vërtetë që një fotografi vlen sa për 1000 alë, gjithsesi mbeten ende shumë detaje të pazbuluara për të cilat na duhet të presim deri në datën e prezanmit. Gjigandi amerikan, Apple pritet të sjellë gjeneratën e re të iPhone-ve si dhe një version të ri të Apple Watch në evenn që do të mbahet më 12 shtator.