Të dy kanë folur në Beograd për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë si dhe për integrimet europiane.
“Një takim shumë i mirë me kryeministren Anne Brnabiç në Beograd, diskutuam hapat e mëtejshëm për negociatat e pranimit në BE, dialogun mes Serbisë dhe Kosovës, sundimin e ligjit, ndryshimet kushtetuese në fushën e gjyqësorit, si dhe për masat mbrojtëse të BE-së në industrinë e çelikut”, ka shkruar Hahn në Twitter pas takimit që patën këtë mëngjes.
Komisioneri Hahn mbrëmë është takuar edhe me Presidentin Alaksandar Vuçiq, siç ka thënë ai në një darkë pune të organizuar nga presidenti serb.