Përçarja para zgjedhjeve

Pak muaj para se të organizoheshin zgjedhjet brendapartiake lëvizja “Vetëvendosje” po ballafaqohet me çarjen e parë serioze që nga themelimi i saj...

 Planifikohet që në fund të muajit shkurt apo në fillim të marsit 2018 lëvizja “Vetëvendosje” t’i zgjedhë strukturat e reja në hierarkinë partiake, përderisa pak ditë më parë në medie është publikuar një komunikim në aplikacionin “Viber”, ku deputetja Aida Dërguti e ofendon rëndë ish-liderin e LVV-së Albin Kurtin dhe për këtë shkak të hënën që lamë pas ka dhënë dorëheqje nga pozita e anëtares së Kryesisë, si dhe nga funksioni i kryetares së Degës në Vushtrri.

Në lëvizjen “Vetëvendosje” tashmë janë krijuar dy grupe, ai që e mbështet Kurtin, si dhe grupi i ish-sekretarit të LVV-së Dardan Molliqajt, pjesë e të cilit është edhe deputetja Dërguti.