Ai ka thënë se shqiptarët atje janë populli më i diskriminuar në Europë.
“Shteti i Kosovës ka obligim që me qenë afër tyre, s’kemi me i lanë në stuhi, por e kemi një Kushtetutë në bazë të se cilës e ndërtojmë krejt shtetin tonë”, ka thënë Veseli në një konferencë për media.
“Për aq sa kam fuqi dhe dije, do të luftojmë për shqiptarët, e posaçërisht për ata të Luginës”.
“S’ka njerëz që nuk duan ata të bashkohen me Luginën, por ky është realiteti historik. Do të punojmë për ta”.