Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare z.Mustafa uron nxënësit për vitin e ri shkollor në një postim në rrjetin social facebook:
Të gjith nxënësve e mësuesëve të shkollimit parafillor, fillor e të mesëm ua uroj ditën e parë të fillimvitit shkollor 2018/2019. Urimet më të mira ua dedikoj nxënësve fillestarë të klasës së parë duke u nisur mesazhin: mos lëshoni kurrë më nga dora LIBRIN, ai është dritë e rrugëtimit Tuaj në jetë. Shijoni aromën e këndshme të librit! Uroj që vitin tjetër të jeni bashkë me gjith moshatarët Tuaj të Republikës së Kosovës!