Kanë filluar punimet për rregullimin e ndriçimit publik në tërë territorin e Komunës së Preshevës (Foto)

Vazhdojn punimet për rregullinin e ndriçimit publik në tërë teritorin e Kumunës së Preshevës...

Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, Komuna e Preshevës ka filluar aksionin për rregullimin e ndriçimit publik në tërë territorin e Komunës së Preshevës.

Ky aksion përfshin ndërrimin e pajisjeve të dëmtuara dhe vënien në funksion të rrjetit të ndriçimit publik nëpër të gjitha vendbanimet.

Gjatë punës në terren, kompania e autorizuar ka hasur në parregullsi nga ana e disa qytetarëve, të cilët po e keqpërdorin rrjetin e ndriçimit publik, duke i orientuar poçet në drejtim të oborreve të tyre, kurse rrugët me këtë rast mbeten të pa ndriçuara.

Luten qytetarët të kenë mirëkuptim dhe të bashkëpunojnë me organet komunale, për të siguruar ndriçim kualitativ të hapsirave publike.