Kështu të paktën është raportuar sot nëpër mediat vendore, ndërkaq që një gjë e tillë nuk është konfirmuar ende nga vetë deputeti Tahiri.
E ndërkaq nga AKR po thonë se Tahiri nuk ka dorëzuar ende ndonjë letër zyrtare në lidhje me këtë.
Sekretari i kësaj partie, Vesel Makolli, tha se duke marrë parasysh se Tahiri më herët ka dhënë deklarata të tilla konfuze, është shumë e mundshme që edhe kësaj rradhe të jetë situatë e njëjtë.
Ai tutje shtoi se deputeti Tahiri nuk ka ndonjë arsye që të japë dorëheqje nga AKR, pasi që sipas tij ai ka qenë i privilegjuar.
“Unë ndëgjova tash nga portalet. Ai edhe përpara ka dhënë disa deklarata konfuze kështu, po mendoj që edhe kjo është njëra ndër to, sepse sikur tek ne nuk e ka askund së pari. Ka qenë në një far forme, mos të them edhe i privilegjuar dhe i respektuar si humanist por edhe i respektum edhe nga kryetari Behgjet Pacolli. Këto kanë mund të jenë edhe deklarata në afekt. E di që sot kanë pas një protest dhe ka mund të ketë qenë në afekt. Zyrtarisht nuk kemi marrë asnjë letër zyrtare”, ka thënë Makolli .