Ai për KALLXO.com ka konfirmuar dorëheqjen mirëpo nuk dha shumë detaje mbi arsyet për të.
“Dorëheqjen e kam ofruar sot dhe arsyet i kam shkruar në letrën e dorëheqjes, disa mospajtime me rektorin”, tha Sahiti.
Lidhur me këtë dorëheqje ka reaguar Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim e ka quajtur këtë dorëheqje të nevojshme.
“Me rastin e dorëheqjes së prorektorit Naser Sahiti, ORCA sjellë në kujtesën e publikut se prorektori ka luajtur një rol negativ në rastin e fundit të avancimeve të “supermenëve” të Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike duke u munduar ta relativizojë atë që në publik është perceptuar si shkelje e integritetit akademik’, thuhet në njoftimin e ORCA-s.
ORCA shtoi se mendon se në këtë pozitë duhet vendosur dikush me kredibilitet të lartë akademik, me guxim intelektual dhe gatishmëri për ta çuar përpara zbatimin e standardeve globale të integritetit akademi.