Haradinaj propozon delegacion qeveritar për dialogun me Serbinë, kryesues Fatmir Limaj

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, do të jetë në krye të delegacionit negociator për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Vendimi në fjalë është marrë sot në mbledhjen e Qeverisë.

Pjesë e ekipit negociator do të jenë edhe zëvendëskryeministrat tjerë Enver Hoxhaj, Behgjet Pacolli, dhe Dardan Gashi dhe ministri Mahir Yagcilar dhe Avni Arfifi.

Haradinaj me këtë rast ka ftuar edhe partitë opozitare që të propozojnë përfaqësuesit e tyre në këtë ekip.

Ai ka thënë se se dialogu është një fazë e rëndësishme dhe Qeveria duhet të marrë përgjegjësinë e vet.

Vlen të përmendet, se përfaqësim në këtë ekip kërkoi edhe ministri i Zhvillimit Rajonal, Rasim Demiri.