Socialisti Pedro Sanchez është përpjekur të zbusë tensionet mbi pavarësinë e Katalonjës që kur erdhi në pushtet në qershor.
Ai i tha radios “Cadena Ser” se dialogu me presidentin seperatist të rajonit Quim Torra duhet të çojë në një votim për përforcimin e autonomisë së Katalonjës’.
“Është referendum për autonomi, jo për vetëvendosje”, tha ai, pa dhënë një afat kohor për votimin e propozuar, transmeton Lajmi.net
Por Torra, i cili u intervistua në të njëjtën kohë nga televizioni publik katalanas, tha se “e drejta e Katalonjës për vetëvendosje nuk mund të fshihej nën këtë votim”.
“Procesi i pavarësisë është i pakthyeshëm,” i tha ai stacionit.
Katalonia, e cila ka gjuhën e vet të veçantë, iu dha autonomi sipas kushtetutës së Spanjës të vitit 1978, miratuar tre vjet pas vdekjes së diktatorit të vjetër Francisco Franco.
Në vitin 2006 një statut që i jepte fuqi edhe më të mëdha rajonit veriperëndimor, duke rritur fuqinë e saj financiare, u miratua nga parlamentet spanjolle dhe katalane. Dhe në një referendum në atë kohë, mbi 73 për qind e votuesve në Kataloni e miratuan atë.
Por në vitin 2010 Gjykata Kushtetuese e Spanjës goditi disa nene të kartës, midis të cilave u përpoqën ta vendosnin gjuhën dalluese katalunase mbi spanjishten në rajon dhe një klauzolë që përshkruante rajonin si një “komb”.
Vendimi nxiti një rritje në përkrahjen e pavarësisë së Katalonjës, e cila është shtëpia e rreth 7.5 milionë njerëzve dhe përbën rreth një të pestën e ekonomisë spanjolle.
“Katalonia aktualisht ka një statut për të cilin nuk ka votuar, prandaj ka një problem politik”, tha Sanchez.
Qeveria e pakicës së Sanchez, e cila mbështetet në përkrahjen nga partitë seperatiste katalane për të miratuar legjislacionin, është distancuar nga qasja e vijës së ashpër të miratuar nga paraardhësi i saj konservator kundër përzgjedhjes seperatiste të Katalonjës, gjë që shkaktoi krizë të madhe politike.
Qeveria e Katalonisë e shtyu përpara me një referendum të pavarësisë me 1 tetor – edhe pse ai ishte ndaluar nga gjykatat – dhe votimi u dëmtua nga dhuna policore.
Parlamenti rajonal i Katalonjës më pas votoi për të shpallur pavarësinë me 27 tetor, duke nxitur që Madridi të shkarkojë qeverinë rajonale dhe ta vërë rajonin nën sundimin e drejtpërdrejtë nga Madridi.
Presidenti i tanishëm rajonal Torra u përzgjodh nga paraardhësi i tij Carles Puigdemont, i cili është në arratisje të vetëshpallur në Belgjikë për të mos u gjykuar për rebelim në Spanjë.
Sondazhet tregojnë se katalanasit janë të ndarë në çështjen e pavarësisë, por një shumicë dërrmuese përkrahin referendumin për të zgjidhur çështjen.